Përfshihet nga flakët pusi i naftës në Patos, u shkaktua panik për banesat rrotull

Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Patos, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Ka qenë shërbimi zjarrfikës i Patosit që ka shkuar në vendngjarje menjëherë sapo ka marrë njoftimin për rënien e flakës.

Pusi në fjalë ndodhej në lagjen Dukas, shumë pranë shtëpive të banimit, ndërkohë që tymi dhe era e keqe kanë pushtuar të gjithë zonën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur fikja e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve, në banesat përrreth.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.


Shtuar 22.07.2021 09:27

Tags: , ,