Përfshihet nga flakët një kompleks apartamentesh, disa të lënduar (VIDEO)

Ditën e djeshme, disa persona u plagosën në një shpërthim dhe zjarr në një kompleks apartamentesh, në Roterdam.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të hënën, më 29 janar.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se një shpërthim makine nën kompleksin e banimit, pak para orës 20:25, shkaktoi një zjarr në kompleksin e apartamenteve.

Dhe disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesën në flakë, me mbeturina që rrethojnë zonën dhe zjarrfikësit që punojnë për shuarjen e zjarrit.

Një alarm për tymin u dërgua për banorët e zonave fqinje.

Sipas autoriteteve, banorët e të paktën 25 banesave duhej të zhvendoseshin përkohësisht.


Shtuar 30.01.2024 11:20