Përfshihet nga flakët një Fast-Food në Gjirokastër

Një Fast-Food në Gjirokastër është përfshirë nga flakët në Pazarin karakteristik. PMNZSH ka shkuar menjëherë në vendngjarje për ta bërë të mundur shuarjen e flakëve origjina e të cilave ngelet mister deri më tani.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Fast-Food është në pronësi të Agron Muçës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 9:15, në lagjen “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, në ambientet e lokalit të shtetasit A. M., 65 vjeç, banues Gjirokastër, ka marrë flakë një frigorifer. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë, në vendngjarje shkuan shërbimet e Zjarrfikëses dhe të Policisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 10.05.2022 09:35