Përfshihet nga flakët ndërtesa 42-katëshe në Kinë, zjarri “pushton” godinën (VIDEO)

Një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesën më shumë se 200 metra të lartë të kompanisë kineze të telekomunikacionit “China Telecom” në kryeqytetin e provincës jugore Hunan, Changsha.

Tymi i krijuar nga flakët ishte i dendur dhe krijoi një atmosferë mbytëse.

Të lidhura

None found

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, zjarri është shuar, ndërsa nuk ka të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar 280 zjarrfikës për të shuar zjarrin.

Tymi i zi ka bllokuar gjithë zonën ndërkohë që flakët që kanë “pushtuar” ndërtesën i kanë dhënë asaj ngjyrën e kuqe. Ndërkohë po kryhen hetime për shkaqet e sakta të zjarrit në pallatin 42-katësh.


Shtuar 16.09.2022 16:07