Përfshihet nga flakët makina te Kthesa e Kamzës (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët te nënkalimi i kthesës së Kamzës ( terminali i autobusëve veri-jug) në Tiranë.

Makina është shkrumbuar e gjitha ndërsa nuk dihet nëse ka pasur persona brenda saj.

Policia dhe zjarrfikësja po mbërrijnë në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, te pallatet “Malajziani” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E. C.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 15.12.2021 17:03