Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, çfarë thotë policia

Ditën e djeshme, një automjet është përfshirë nga flakët, e për pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tre dëshmorët” në Tiranë dhe ishte në pronësi të 28-vjeçarit me iniciale D.H.

Dyshohet se shkak i zjarri ka qenë një shkëndije elektrike.

“Më datë 19.04.2025, në rrugën “Tre dëshmorët”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, automjeti në pronësi të shtetasit D. H., 28 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim”, tha policia.


Shtuar 20.04.2025 12:38