Përfshihet nga flakët makina në Durrës, shoqërohen disa persona

Një automjet tip “Volkswagen” është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 21:20 në lagjen nr. 8 Durrës. Mësohet se mjeti është në pronësi të një shtetasi me inicialet M.T.,.

Policia njofton se janë shoqëruar disa persona pasi  mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i plotë

Më datë 14.06.2021, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.


Shtuar 14.06.2021 23:45