Përfshihet nga flakët komionçina në Fushë Krujë, krijohet trafik kilometrik

Një automjet i ngarkuar me bazë ushqimore për blegtorinë është djegur në rrugën Thumanë-Fushë Krujë pasditen e sotme.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit që si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Si pasojë e ngjarjes është krijuar trafik rreth 7 kilometra, nga Fush Kruja deri në Thumanë.

Policia ndodhet gjithashtu në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.