Përfshihet nga flakët kati i tretë i një pallati

Në zonën e Shkëmbit të Kavajës kati i tretë i një pallati të pabanuar është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 26.07.2021, në orën 07:50, në lagjen nr.13, te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një banesë në katin e 3-të, të një pallati në të cilën nuk kishte persona brënda. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 09:38