Një zjarr ka rënë në garazhin e një pallati në qendër të qytetit të Vlorës.
Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, në zonën e njohur si ish fabrika e Orizit.
Raportohet se brenda garazhit janë përfshirë nga flakët edhe disa automjete.
Zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.