Përfshihet nga flakët biznesi në Tiranë

Një biznes në rrugën “Naim Frashëri” pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë,  është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e një prej makinerive të duraluminit, në këtë biznes.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.


Shtuar 10.01.2024 14:47