Përfshihet nga flakët banesa te “Shkëmbi i Kavajës”, lëndohet shqiptari i Kosovës

Një zjarr ka rënë në një banenë në lagjen nr.13 në Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Banesa ishte marrë me qira nga shtetasi kosovar J.S, 43-vjeç i cili ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjajrje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr.

Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarr.

.