EMRI/ Përfshihet në aksident mjeti i Policisë në Lezhë, lëndohet efektivi

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras. Një automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi Alban Tafili.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut,  automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 11.11.2021 09:17