Përfshihen nga flakët ish- zyrat e PD në Fier, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në katin e tretë të një pallati në lagjen 29 nëntori, Fier.

Eshtë mësuar prej banorëve se kati i tretë i këtij pallati aktualisht është i pabanuar.

Kohë më parë ka shërbyer si ambient i drejtorisë së shëndetit parësor.

Zjarri ka trembur banorët e lagjes të cilët të kanë dalë nga banesat e tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrëfikësit.

Të dhënat paraprake thonë se hapësirat ku ka rënë zjarri janë të mbushura me letra.
Mundet që të jenë dokumentacion i aktivitetit të mëparshëm të institucionit të shpërngulur nga këto ambiente.

Sipas burimeve në vendngjarje, mësohet se në ambientet ku ka rënë zjarri rezulton të jenë shkëputur lidhjet e energjisë elektrike, ndërkohë që dera hyrëse e katit të tretë ka qenë e mbyllur.

Banorë të zonës pohojnë se zjarri është i qëllimshëm.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, në katin e tretë të një ndërtese e cila ishte e papërdorshme, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij./albeu.com


Shtuar 19.05.2022 19:00