Përfshihen nga flakët dy automjete gjatë natës

Gjatë natës që lamë pas, një mjet tip furgon është përfshirë nga flakët e për pasojë është dëmtuar edhe një automjet tip Peugeot parkuar pranë tij.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se incidenti ndodhi në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës. Mjeti tip Peugeot është në pronësi të shtetasit me inicialet E.Gj, banues në Vlorë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbadhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi:

Vlorë

Më datë 28.03.2021, rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në oborrin e një banese, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip fugon, si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip ”Pegeot”, i parkuar në afërsi të tij, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 28.03.2021 08:53

Tags: ,