Përfshihen nga flakët disa makina të parkuara në Prishtinë

Mesnatën e kaluar, një incident është regjistruar në në Prishtinë, ku disa makina janë përfshirë nga flakët, teksa ishin të parkuara.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në një parkim në afërsi të kompleksit “Blearti” në Kalabri.

Sipas raportimeve, dëmi i shkaktuar nga djegia e makinave është tepër i madh, ndërsa ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, teksa janë mbledhur dhe kamerat e sigurisë në zonë për të mësuar më shumë rreth këtij zjarri.


Shtuar 26.06.2024 09:38