Përfitimet e shafranit të Indisë për shëndetin

Tumeriku është një erëz që rrjedh nga bima e shafranit të Indisë. Zakonisht përdoret në kuzhinën aziatike, por edhe në Shqipëri kohët e fundit ka marrë një përdorim të gjerë. Arsyeja është sepse kjo erëz sjell shumë përfitime në shëndet. Disa prej tyre albeu.com do t’jua tregojë më poshtë!

  1. Lufton inflamacionin.
  2. Rrit aftësinë antioksiduese të trupit
  3. Mbron trurin
  4. Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
  5. Lehtëson dhimbjen

Kurkumina në shafran i Indisë është një përbërje shumë e fuqishme që përmirëson funksionin e trupit tuaj, ngadalëson plakjen dhe rrit fuqinë dhe gjendjen shpirtërore të trurit. Një shtesë e kurkuminës mund të jetë e dobishme për njerëzit që duan të shërojnë një çrregullim ekzistues./albeu.com


Shtuar 8.07.2021 15:36