“Perëndimi po nxit krizë në vend”, Moska i del në mbrojtje qeverisë serbe: Mund t’i përgjigjen skenarëve të komplotit

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka deklaruar se populli serb është i aftë të përballojë ato që ajo i quajti “përpjekjet e Perëndimit për të ndërhyrë në punët e tyre të brendshme dhe për të nxitur një krizë në vend”.

“Ne shohim se ka komponentë shumë seriozë të kësaj ndërhyrjeje perëndimore në Serbi, ndërhyrje në punët e brendshme”, tha ajo.

“Unë jam e bindur se pavarësisht se çfarë skenari po komplotohet nga Perëndimi, populli serb ka çfarë t’i përgjigjet”, u shpreh ajo. Diplomatja theksoi se serbët e dinë historinë e tyre dhe se “ndryshe nga Ukraina, nuk e kanë braktisur atë”.


Shtuar 29.12.2023 21:28