Presidenti Vladimir Putin ka dalë në një deklaratë në televizionin shtetëror rus, ku po flet për vendet që kanë ndërmarrë dhe po ndërmarrin “hapa jomiqësorë” kundër Rusisë dhe ekonomisë së saj, duke iu referuar sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Perëndimi.
Putin thotë se kërkesa është në rritje për disa gjëra, por ai nuk ka dyshim se këto probleme do të zgjidhen.
“Njerëzit do të kuptojnë se thjesht nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim”.
Ai më pas drejton gishtin drejt Perëndimit, duke thënë se ata “u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të shtrëngojnë rripat dhe të veshin disa rroba të ngrohta”, dhe duke fajësuar sanksionet për përkeqësimin e situatës. “Gjithçka po duket shumë e çuditshme”, thotë ai.
Ai vazhdon të këmbëngulë se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve.
“Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara, mos na fajësoni neve.”/albeu.com