Përdornin berberin për të rekrutuar shoferët, Britania godet grupin kriminal të lidhur me bandat shqiptare

Grupi i kontrabandës me njerëz të burgosur përfshinte berber londinez që rekrutonte shoferë të korruptuar kamionësh

Policia britanike ka vënë në pranga katër anëtarë të një bande e cila merrej me futjen e paligjshme te emigrantëve në territorin britanik.

Nga hetimet e kryera, u zbulua se trafiku kryhej nga Belgjika dhe Franca.

Gul Wali Jabarkhel, 33 vjeç nga Cricklewood, përdorte berberin e tij si një pikëtakim ku bëhej rekrutimi i shoferëve të kamionëve, të cilët më kryenin dërgimin në Britani të emigrantëve të paligjshëm.

 

 

Jabarkhel dyshohet se ka lidhje me banda shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore. Ai dyshohet se në vitin 2020 i ofroi një shoferi 2500 paund për çdo person të kontrabanduar nga Franca ose Belgjika, ndërsa pagesa do të kryhej pas përfundimit të operacionit.

Jabarkhel hezitonte të kontrabandonte më shumë se pesë emigrantë në të njëjtën kohë për shkak të rrezikut të zbulimit, por donte të siguronte një marrëveshje të vazhdueshme me shoferët të cilët do të kryenin kalimin e personave deri në tre herë në muaj.

Jabarkhil dhe ortaku i tij Baz Mohammed, e braktisën për një kohë aktivitetin e paligjshëm duke u kthyer në Afganistan, por se u rikthyen në Britani pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve britanike për të parandaluar një gjë të tillë.

Ndalimi për të hyrë në Britani ishte i vështirë, për shkak të dijenisë që këto dy persona kishin mbi rrugët e hyrjes së vend.