Shqiptari i akuzuar nga Greqia për përdhunim i është dorëzuar policisë greke në kufirin e Kakavijës.
Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët është parë në momentin e dorëzimit 45-vjeçari Spartak Dyrmishi. Është vërtetuar se shqiptari është autor i dy përdhunimeve, nga tre që akuzohej. Këtë fakt e zbuloi ADN-ja e kryer nga rrobat e viktimave.
Arrestimi i Dyrmishit u bë e mundur gjatë natës, ndërsa ishte larguar drejt Shqipërisë më 27 tetor të këtij viti.
Autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke.
Sipas informacioneve që publikohen në shtypin grek, ministri grek Takis Theodorikakos ka biseduar tri herë me homologun e tij shqiptar ditën e djeshme, duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke.
45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë.
Rasti i fundit i përdhunimit ishte një javë më parë ku sipas denoncimit të njërës prej viktimave, shtetasi shqiptar tashmë i identifikuar e përdhunoi në stacionin e tramvajit në lagjen “Faliro” në një prej zonave më turistike të kryeqytetit, ndërsa vetëm një ditë më pas, i njëjti person tentoi të përdhunonte një tjetër, e cila pasi mundi të gjejë një lokal dhe tProfesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur këtë të martë në lidhje me rritjen e kërkesës për përdorimin e drogës në Shqipëri. I ftuar në ABC Live, Karamuçu deklaroi se ka një rritje të kërkesës për lëndë narkotike me rreth 40- 50 përqind, ku sipas tij të rrezikuarit kryesor janë adoleshentët, por dhe moshat deri në 21 vjeç.
Eksperti i kriminalistikës rrëfeu se problematike droga mbetet dhe në administratën publike, ku ka zyrtarë që e përdorin atë.
Sipas tij një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë, të llojit kokainë, duke shfaqur shqetësime emocionale të personalitetit edhe kur ndodhet në punë.
Ai shton se kjo gjë është vërejtur edhe nga vetë vartësit e kryebashkiakut, duke u kthyer në një shqetësim.
“Një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë, kokainë, ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij’, prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet ti kemi edhe për këtë aspekt. Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit, por nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore atë civile’, tha Karamuço.
Sipas ekspertit të kriminalistikës ‘ne llogarisim veçanërisht në Tiranë rreth 200 pika hotspote ku shpërndahen, këto janë stacionare, por ka dhe shumë pika të tjera të lëvizshme. Në kohën e pandemisë, shpërndarjen e bënin këta të deliverit, të ushqimeve, e bëjnë me një kalendar, në ditë të caktuara’.
‘Ka një përdorim të jashtëzakonshëm, i gjejmë të shpërndara në klasë të gjashtë, e kanë me fruta, e kalojnë te kanabis sativa, pastaj kalojnë në forma sintetike, pastaj te ato që kërkojnë një buxhet më të madh. Drogat luksoze kërkojnë një buxhet, 1 gram kushton 120 mijë lekë, flasim për kokainën’, tha profesori i kriminalistikës Karamuço.ë ndalojë makinën, u largua me vrap duke kërkuar ndihmë.