Ditën e sotme një ngjarje ka ndodhur në burgun e Drenovës ku një i burgosur ka tentuar t’i japë fund jetës, duke bërë çarçafin si litar për tu varur.
Ka qenë punonjësi i policisë që ka pikasur të burgosurin Ymer Jupi.
Sipas informacioneve ka qenë në dhomën e izolimit.
Dyshohet se 40-vjeçari vuan nga probleme të shëndeti mendor, ndërsa burime konfirmojnë se ai është dënuar për veprën penale të “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërkohë që ka qenë i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike.
I burgosuri ka marrë mjekimin pranë spitalit të burgut, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihen shkaqet që e shtynë 40-vjeçarin drejt këtij akti./albeu.com