Me udhër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla, është përjashtuar menjëherë ng Garda, inspektori Martin Nikolla.
Nikolla ka përdorur armën e shërbimit gjatë një konflikti mes fmiljes së tij dhe një familjeje tjetër në Hamallaj të Durrësit.
“Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori, ka përdorur edhe armën e shërbimit.
Me urdhër të Minitrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”, njofton Garda.
Kujtojmë se, Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi komshinj të tyre.
Ka qenë Pjetër Kaçi 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi, i cili po kalonte në rrugën e lagjes kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kanë zënë rrugën duke i thënë pse na sheh dhe pas këtij debati e kanë goditur të moshuarin.
Më pas, duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit dhe janë përfshirë në sherr me familjen Nikolla, anëtarët e së cilës kanë me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta.
Ata i kanë goditur dhe dhunuar te gjithë anëtarët e kësaj familje madje Martin Nikolla ka nxjerrë pistoletën duke ja drejtuar familjes Kaçi e me të ka gjuajtur 5 here në drejtim te tyre, por pa lënduar asnjë./albeu.com