Tashmë është marrë vendimi për autoren e përdhunimit dhe vrasjes së një 12-vjeçareje në Paris, duke u dënuar me burgim të përjetshëm.
Ky është rasti i parë në Francë ku një grua merr këtë dënim. Lola Davied u vra në tetor të vitit 2022, dhe trupi i saj u gjet në një bagazh pranë shtëpisë së saj.
Benkired, një emigrante nga Algjeria, kishte marrë urdhër për t’u larguar nga Franca.
Të lidhura
None found
Rasti ka nxitur reagime të forta nga politikanët e krahut të djathtë dhe ekstremit të djathtë, të cilët e kanë përdorur çështjen për qëllime politike.
Ndërkohë më parë, këtë dënim e kanë marrë vetëm figura të njohura, si vrasësi serial Michel Fourniret dhe xhihadisti Salah Abdeslam, pjesëmarrës në sulmet terroriste të Parisit në vitin 2015, që i morën jetën 130 personave.
