Ditën e sotme një tjetër i mitur është arrestuar për rastin e përdhunimit në grup të 15-vjeçarit në Ilion.
Kujtojmë se gjashtë nga tetë të miturit të përfshirë në këtë rast janë caktuar në masën e paraburgimit, i shtati u la i lirë me kushte shtrënguese, për shkak të moshës së tij dhe i teti është një 17-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim nga Policia.
Mësohet se avokati i shqiptarit ka deklaruar më 22 dhjetor se klienti e tij ndodhet brenda Greqisë dhe do të paraqitet në Polici në çdo moment. Duke shuar kështu dyshimet se shqiptari mund të ishte arratisur drejt Shqipërisë./albeu.com