Përdhunim, vrasje, dhunë e sërish vrasje, kush është monstra Dan Hutra që kënaqej me gjakun e grave

Një ngajrje monstruoze ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku Dan Hutra 40-vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-kunatën e tij dhe nusen e vëllait të ish-bashkëshortes, si dhe ka lënë të plagosur këtë të fundit dhe nënën e saj.

Kjo ngjarje merr përmasa edhe më të mëdha, kur sheh “CV-në” e gjatë të krimeve që monstra Dan Hutra ka kryer përgjatë 20 viteve të fundit.

Në vitin 2003 Dan Hutra do të merrte peng nënën e kunatës së tij, si dhe do të përdhunonte këtë të fundit. Për këtë ngjarje ai bëri 3 vite burg.

Vetëm një vit pas daljes nga burgu, Dan Hutrën do e merrte sërish “etja” për gjak, pasi do të vriste bashkëshorten e tij.

“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdijë”, deklaronte Hutra para policisë pas krimit që kishte kryer.

Ndërkohë që disa vite më pas ai do të martohej sërish, por jo për të nisur jetën nga e para e të jetonte me dhimbjen e asaj që kishte bërë në të shkuarën, por do të kërkonte sërish gjak dhe dhunë për të kënaqur epshet e tij monstruoze.

Monstra Dan Hutra do ë përballej sërish me uniformat blu në 16 qershor të vitit të kaluar, pasi u arrestua për dhunë në familje.

Këtë herë Gjykata e dënoi me 8 muaj burg, pasi ai do të lirohej nga qelia në 16 shkurt të këtij viti.

Ende pa u mbyllur mirë plagët e dhunës së viktimës së tij 8 muaj më parë, Dan Hutra do të kërkonte sërish gjak, dhe këtë e bëri ditën e sotme.

Mesditën e kësaj të mërkure, Dan Hutra do të qëllonte ndaj familjes së ish-gruas, duke lënë të vdekura 2 gra Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj).

E vetmja gjë që kërkohet për këto krime është dënimi i merituar sipas ligjit ndaj një monstre si Dan Hutra, pasi nëse do të kemi sërish dënim të cunguar, nuk është çudi që monstra Dan Hutra apo monstra të tjera që mund të jenë në qarkullim, të shtojnë numrin e grave dhe vajzave të pafajshme si viktima në “CV-të” e tyre.

/T.Halili/AlbEu.com/


Shtuar 1.03.2023 15:41