Përdhunim, vjedhje dhe vrasje, kush e nxorri nga burgu monstrën Dan Hutra? ILD nis verifikimin ndaj magjistratëve

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur hetimin për të verifikuar nëse ka përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve për lirimin nga burgu të Dan Hutrës, monstrës i cili sot vrau 3 gra dhe plagosi tre të tjera.

“Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje.

Sic ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve”, thuhet në njoftimin e ILD.

Kujtojmë që dan hutra ditën e sotme vrau kunatën dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënë e tij.

Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin si dhe plagosi me thkë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.

Ai u arrestua mbrëmjen e sotme pranë sharrës në Tiranë. Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në qershor të vitit të shkuar për dhunë në familje, pasi kishte rrahur bashkëjetuesen e tij Elena Hysaj.

Ai u lirua dy javë më parë, por ajo që mbetet e dyshimtë është se kush e nxorri nga burgu, pasi Gjykata e Apelit i kishte refuzuar kërkesën për ndryshim mase.

Dan Hutra ishte një person i dënuar më parë për vrasje dhe përdhunim. Në vitin 2003 ai mori peng nënën e kunatës dhe përdhunoi këtë të fundit, dhe u dënua me 3 vite burg.

Në vitin 2007-të vrau gruan e tij, por edhe pse u dënua me 24 vite burg nuk i bëri, nuk dihet ende se cila ishte arsyeja e liimit të tij. Në vitin 2021 u dënua për grabitje.

Në vitin 2022 u dënua për dhunë në familje. ndërsa sot arriti dhe rvau 3 gra dhe plagosi tre të tjera.

/AlbEu.com/


Shtuar 1.03.2023 20:39