Përcillet sot për në banesën e fundit kolosi i Letërsisë Shqipe, homazhe publike dhe ceremoni shtetërore në nder të Ismail Kadaresë

Ditën e sotme, do të përcillet për në banesën e fundit trupi i gjeniut të ndjerë të Letërsisë Shqipe, Ismail Kadare. Kolosi i letrave shqipe, u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare.

Në nder të Kadaresë, qeveria shpalli dy ditë zie kombëtare, 2 dhe 3 korrikun, ndërsa në kujtim të shkrimtarit sot do të mbahet një ceremoni zyrtare mortore dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.

Siç u bë e ditur edhe ditën e djeshme, përmes një postimi nga ana e kryeministrit Edi Rama, homazhet publike për Kadarenë do të mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, të cilat nisin në orën 09:00 më tej në orën 11:30 nis ceremonia shtetërore dhe në orën 12:30 nis kortezhi për përcjelljen në varreza.

VENDIMI
“Këshilli i Ministrave vendosi 1. Shpalljen dite zie kombëtare te martën dhe të mërkurën, përkatësisht, në datat 2 dhe 3 korrik 2024, në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar ne gjysmështize.

3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore te organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tirane, ditën e mërkure, date 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri ne orën 12:30.

4. Ne orën 13:00, date 3.7.2024, ne nderim te tij të ndërpritet do veprimtari dhe të mbahet një minute heshtje.

5. Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes se homazheve dhe ceremonialit shtetëror, te transmetoje muzike funebre.

6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili ne përbërje te ketë:

Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministrin e Mbrojtjes; Ministrin e Brendshëm; Kryetarin e Bashkisë Tirane; Drejtorin e Protokollit te Shtetit; Drejtorin e Përgjithshëm te Policisë së Shtetit; Romandantin e Gardës së Republikës se Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare; Përfaqësues nga Kabineti i
Kryeministrit; Përfaqësues nga zyra e Shtypit te Kryeministrit.

7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që te krijoje dhe te drejtoje grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative te homazheve dhe te ceremonialit shtetëror.

8. Shpenzimet e varrimit, te homazheve dhe te ceremonialit tè përballohen nga Ministria e Ekonomise, Kultures d e Inovacionit.
Ky vendim hyn ne fugi menjehere dhe botohet ne “Fletoren zyrtare”.