Mbrëmjen e së martës qytetarët e Tiranës dhe përfaqësues të “Lëvizjes Bashkë”, janë mbledhur sërish në qendër të kryeqytetit për të ndalur “përbindëshin’ që do të zhdukte një tjetër hapësirë publike.
Kjo është protesta e dytë e qytetarëve, të cilët i kanë kërkuar edhe opozitës të reagojë, por kjo e fundit u mjaftua vetëm me një deklaratë se kjo çështje do të largonte vëmendjen nga inceneratorët.
Ndërkohë PD e Lulzim Bashës ka depozituar në SPAK ditën e sotme padinë për ndërtimin e kësaj Kulle, e cila flitet se pas biznesmenëve qendrojnë njerëz shumë pranë Rithemelimit.
Madje akuzat politike dhe publike arrijnë deri aty sa thuhet që kjo është Kulla me të cilat Edi Rama bleu opozitën në zgjedhjet e 14 majit.