SONDAZHI/ Përballë Ramës: Dalin shifrat për demokratët, si paraqitet lista e PD-së në Durrës

Pas Tiranës, Durrësi mbetet një nga qarqet më të rëndësishme dhe ndaj edhe lufta pritet të jetë e ashpër në zgjedhjet e 25 prillit.

Në këtë qark kemi kandidat nga PS vetë kryeministrin e Shqiperisë Edi Ramën, ndërsa Partia  Demokratike ka në sfidë Ferdinand Xhaferrajn, Edi Palokën, Oerd Bylykbashin, etj.

Garën e demokratëve në Durrës e kryeson listën Ferdinand Xhaferaj me 18.21 %, i ndjekur nga Oerd Bylykbashi me 17.73% dhe Edi Paloka me 15.80%.

Në rezultatet e sondazhit vëmë re se partia Demokratike ka marrë 42%  të votave në qytetin e Durrësit, duke lënë pas Partinë Socialiste me 40%.

Kujtojmë se kur bëri publike kandidaturën e tij në Durrës, kryeministri Edi Rama u shpreh:

“Do të kisha dashur të kishim sot më shumë nga pjesëtarët e rinj të skuadrës kombëtare, por u ndalëm në numrin 10, jo se ishin 10 më të mirët, por ishin 10 prej më të mirëve që u përzgjodhën nga një proces i gjatë ku morën pjesë 1581 kandidatë.

Më vjen mirë që rastësia solli që ky takim të mbyllet me Shkodrën dhe Durrësin. Nga Shkodra e mora kritikën direkt. Durrësi nuk më kritikoi, e di që e ke, por tani mbaje për vete sepse unë do të jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë vëmendje të veçantë për Durrësin si porta kryesore e Mesdheut në Shqipëri, si një pol i pazëvendësueshëm ekonomik së bashku me Tiranës, si një potencial i pashfrytëzuar shfrytëzimi për gjithë Shqipërinë dhe si vendi ku na duhet të fitojmë sfidën e madhe e zhdukjes së pasojave e tërmetit.

Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës në një punë që vazhdon, një unë që duhet kryer dhe askush nuk e bën më mirë se në dhe pse ne nuk jemi më të mirët”. /albeu.com/

Në galerinë e mëposhtme mund të shihni rezultatet e sondazhit.


Shtuar 30.03.2021 11:20