Për të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa e azilit, Gjermania ka një “lajm të mirë”

Për të gjithë qytetarët shqiptarë që u është refuzuar kërkesa e azilit, Gjermania ka një lajm të mirë.

Autoritetet gjermane vendosën që të gjithë qytetarëve që u është refuzuar kërkesa e azilit, por që ndërkohë janë të integruar në Gjermani, do të mund të qëndrojnë të ardhmen në këtë vend.

Kështu raporton revista gjermane ‘Der Spiegel’ e cila thotë se Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin ka një projektligj që do t’u japë shansin azilkërkuesve të refuzuar të qëndrojnë në Gjermani. Nëse ky projektligj i cili pritet të paraqitet së shpejti do të hyjë në fuqi pritet që të përfitojnë 105 000 persona.

Përmes kësaj të gjithë ata emigrant që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen ‘Duldung’ që është pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht përgjithmonë.

Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë se zotërojnë gjuhën gjermane dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani. Personat e dënuar nuk përfitojnë, ashtu si ata që kanë bërë të dhëna të gabuara për identitetin e tyre për të penguar dëbimin.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser është angazhuar për dëbimin me pasoja të azilkërkuesve të refuzuar që nuk respektojnë ligjet gjermane.