Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste në lidhje me protestën e opozitës që do të mbahet ditën e shtunë.
Rama u shpreh se ndjen keqardhje për ata që shkojnë pas atyre që likujdohen nga Rusia. Ai u pyet se sa bashki do të fitojnë në zgjedhjet e 14 Majit ku u shpreh i prerë: “Të gjitha”.
“Nuk kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur nga ata që kanë marrë gjysmë milioni dollarë për të bërë protesta të kësaj natyre në të kaluarën.
Koha do të tregojë që lidhjet e tyre me lujditetet ruse nuk janë ndërprerë. Kam një keqardhje të madhe për ata që i shkojnë nga mbrapa dhe tërhiqen për hunde nga ata që janë po ata që nga 1912”, tha Rama