Një efektiv policie në Dajt, gjatë momentit që kanë shkuar për të tërhequr trupin e pajetë të biznesmenit nga Kamza, dyshohet se ka shtyrë drejt greminës një gazetare dhe operatorin që ishte bashkë me të.
Ishte gazetarja Anila Hoxha ajo që pretendon se u shty nga polici dhe që pati edhe një debat me të.
Terreni ku u gjet trupi i viktimës është disi i vështirë dhe efektivi i policisë ka rrezikuar edhe jetën e gazetares dhe operatorit të saj që ndodheshin pranë shiritit të verdhë.
Siç shihet edhe nga pamjet, efektivi e ka shtyrë drejt greminës por për fat të mirë ajo ka arritur që të mbahet në një degë peme.
“E tensionuar, gazetarja dëgjohet që t’i drejtohet efektivit: “Polic je ti ore? Shtyn gazetarët si injorant. Nuk të vjen turp. Ti nuk je polic. S’e keni fajin ju, fajin e kanë ata që ju mbajnë në punë…Do të denoncoj…”/albeu.com/