Për herë të parë në Shqipëri qytetarët po i nënshtrohen testit të drogës.
Lajmin e bën të ditur Policia e Shtetit, e cila njofton se një 25-vjeçar është arretsuar, pasi nga testi rezultoi se drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike.
Policia sqaron se gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi J. Ç., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, nga testi i drogës i kryer nga Policia Rrugore e Tiranës, vihet në pranga 25-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik, drejtuesit të automjetit iu gjet një sasi lënde narkotike.
Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të alternuara me shërbime të uniformuara dhe të pauniformuara, me qëllim jo vetëm verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, por edhe ndëshkimin e veprave të tjera penale që cenojnë integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi J. Ç., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. Ç., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur për herë të parë me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”./albeu.com/