Për herë të parë në një takim, Papa shfaqet në publik me karrocë

Papa Françesku u shfaq sot për herë të parë publikisht me karrocë , pas një problemi shëndetësor që ka në gju.

Gjatë një takimi me një grup murgeshash në Vatikan, papa Françesku u shfaq duke lëvizur me karrocë, të cilën e shtynin ndihmësit e tij.

Lexo edhe: Papa Françesku: Putini nuk ndalet, dua të shkoj në Moskë për ta takuar!

Papa 85-vjeçar u detyrua disa herë muajin e kaluar të anulonte daljet e tij publike e tij për shkak të dhimbjeve në gjurin e djathtë.

Deri dje ai mund të ecte distanca pa karrocë prej rreth dhjetë metrash me ndihmën e të tjerëve.

Lexo edhe:Kisha e Rusisë kritikon Papa Françeskun: Na vjen keq, ai foli gabim

Disa herë gjatë Pashkëve muajin e kaluar Papa mori pjesë, por nuk kreu shërbime në Bazilikën e Shën Pjetrit.


Shtuar 5.05.2022 15:57