Për herë të parë! Kylie pranon fryrjen e buzëve dhe tregon puthjen e sikletshme që e çoi në këtë vendim

Për herë të parë Kylie Jenner ka folur për ndërhyrjen aq të komentuar tek buzët e saj. Ajo pranoi se ndërhyri në buzët e saj në moshën 17-vjeçare dhe historia ka lidhje me një djalë. .

23-vjeçarja u rrëfye gjatë shfaqjes së Keeping Up with the Kardashians, The Final Curtain Part 1.

“Dashuria ime për grimin filloi me pasigurinë time ndaj buzëve. Dhe nuk e kam menduar kurrë derisa pata një nga puthjet e mia të para.

 Kur u putha me një djalë më tha: Oh zot, ti puth kaq mirë, por ke buzë kaq të vogla. Dhe nga ajo herë, nuk u ndjeva mirë me veten.

Vetëm një djalë që të pëlqen ta thotë këtë, dhe thjesht ndikoi vërtetë tek unë. Nuk ndihesha e dëshiruar dhe e bukur.

Doja vërtetë buzë më të mëdha. Përdorja laps, por sidoqoftë e ndjeja se nuk dukesha bukur as ashtu. Më në fund e mendova dhe përfundova duke i bërë!

Kylie filloi të dukej ndryshe në vitin 2014, kur ishte në moshën 17 vjeç. Ndërsa vitet e fundit ajo ka kryer edhe ndërhyrje të tjera me fillers/mbushësh në fytyrë. /albeu.com/

Shtuar 21.06.2021 16:42