Pentagoni: Ukraina po shkon drejt sulmit, përpjekje për të rifituar territorin

SHBA-ja “ka parë indikacione se ukrainasit po shkojnë pak më shumë në sulm tani”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby sot gjatë një konference në Pentagon.

Në jug pranë Khersonit, ukrainasit po përpiqen të rifitojnë territorin, shtoi Kirby.

“Ata janë mbrojtur me shumë zgjuarsi, shumë shkathtësi, shumë kreativisht, në vende që ata besojnë se janë vendet e duhura për t’u mbrojtur dhe ne i kemi parë tani, në vende veçanërisht në jug afër Khersonit, ata janë përpjekur të rifitojnë territorin”, tha Kirby./albeu.com


Shtuar 22.03.2022 21:20