Pentagoni: Edhe 500 trupa amerikane shtesë në Europë

Pentagoni njoftoi të hënën e 7 marsit, se 500 trupa të tjera amerikane do të vendosen në Evropë për të përforcuar krahun e NATO-s.

Ato do të vendosen në vendet disa vende, duke përfshirë Poloninë, Rumaninë, Gjermaninë dhe Greqinë.

Sekretari për medien i Pentagonit, John Kirby, njoftoi për dislokimet e reja duke thënë se ata po pozicionohen për të mbështetur forcat amerikane tashmë në Evropë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Dislokimet e reja përfshijnë aeroplanë furnizues me karburant KC-135 nga Baza e Forcave Ajrore Fairfield në Spokane, Uashington, që do vendosen në Greqi, së bashku me 150 personel për mbështetje.

Një qendër operacionesh mbështetëse ajrore e përbërë nga 40 trupa nga Fort Stewart, Gjeorgji, po vendosen në Poloni dhe Rumani. Dhe 300 personel amerikan po vendosen në Gjermani për të krijuar një kompani municionesh modulare nga Fort Bragg, Karolina e Veriut dhe një kompani mirëmbajtjeje mbështetëse nga Fort Stewart.

“Nuk kam frikë nga askush. Do qëndroj sa të fitoj luftën” Zelensky videomesazh nga zyra në Kiev

“Këto janë forca thjesht mbrojtëse,” tha Kirby duke sqaruar se janë pjesë e 7000 trupave shtesë që do dislokoheshin.

Forcat ruse vazhdojnë të përparojnë në Ukrainën jugore. Ata kanë marrë kontrollin e Khersonit, një qytet në bregun e detit Azov dhe Berdyans’k, një qytet tjetër bregdetar, tha Kirby. SHBA gjithashtu beson se Rusia është nën kontrollin e termocentralit bërthamor pranë lumit Dnieper, tha Kirby.

“Ne besojmë se ata synojnë shumë të marrin Mariupolin” shtoi ai

Sekretari i shtypit i Pentagonit tha se Rusia po përdor bombardimet, sulmet me raketa dhe artilerinë me rreze tërë gjatë në qendrat e qyteteve”

“Shtetet e Bashkuara nuk shohin që forcat ruse po marrin kontrollin e Kievit, kryeqytetit. Ka “luftra të ashpra jashtë” Kharkiv dhe “ata ende po përpiqen të rrethojnë” qytetin e Chernihiv në veri, shtoi Kirby.

Sa i takon autokolonës së madhe ushtarake ruse jashtë Kievit zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se  është “ende e bllokuar dhe se “nuk vlerësojnë se gjatë fundjavës ka bërë ndonjë përparim.”

 


Shtuar 8.03.2022 07:57