Pendarovski: Ballkani Perëndimor në rrezik nga fushtatat e ndikimit rus

Presidenti i Maqedonisë së Veriut e ka përshkruar Ballkanin Perëndimor si një vend të brishtë në arkitekturën e sigurisë së Evropës dhe të hapur për fushata të mundshme ndikimi nga Rusia.

Deklaratat e Stevo Pendarovskit erdhën në forumin ekonomik në Davos, ku ai po merr pjesë.

“Pika e brishtë në arkitekturën e Evropës dhe rreziku nga Kremlini është Ballkani Perëndimor”, tha presidenti Stevo Pendarovski në një ngjarje në Forumin Ekonomik Botëror.

Ai shtoi se beson se Shtetet e Bashkuara duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje situatës në rajon. /albeu.com