Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook, shkruan se kjo verë nuk ka qenë e jo zakontë për vendin tonë sa i takon situatës së zjarreve.
Ai tha se, kemi humbur 2 jetë njerëzish, disa banesa dhe 3000 ha janë djegur. Gjithashtu shprehu mirënjohje për ushtrinë dhe zjarrfikësit shqiptarë si dhe për aletatët e huaj që na janë gjendur pranë.
Në postim Peleshi shruan se, zjarri tashmë është zhvendosur në veri dhe se po punohet edhe nga ajri për shuarjen e vatrave aktive.
Postimi i Peleshit:
Kjo verë ka qenë e pazakontë sa i përket situatës së zjarreve. E dhimbshme sepse kemi humbur 2 jetë njerëzish, disa banesa dhe 3000 ha janë djegur, megjithatë përulem me mirënjohje përpara ushtarakëve, zjarrfikësve dhe aleatëve tanë nga Holanda, Çekia dhe SHBA, të cilët minimizuan dëmet që mund të shkaktonin këto zjarre të qëllimshme.
Nga jugu vatrat e zjarrit tashmë janë zhvendosur në veri të vendit, aty ku Forcat e Armatosura dhe 4 helikopterë po punojnë për shuarjen e tyre.
Falenderoj Mbretërinë e Holandës që shtyu deri në fund të muajit praninë e helikopterëve Chinook në Shqipëri./albeu.com