Peleshi nuk mohon rrezikun: Kjo është vatra e zjarrit më e rrezikshme në Shqipëri

Ministri Niko Peleshi ka zbuluar detajet e fundit nga situata e zjarreve në Shqipëri.

Ministri ka zbuluar se vatra më e rrezikshme për momentin është ajo në Kukës, ndërkohë deklaroi se ka edhe një vatër të re zjarri në Mashkullore në Gjirokastër.

Deklarata e Niko Peleshit: Ka patur një angazhim të Forcave të Armatosura. Do t’i jap edhe formalisht mirënjohjet. Kanë rrezikuar edhe jetën e tyre.

Kemi mundur të fikim 180 zjarre deri në tani. Kemi një vatër të re dhe të rrezikshme në Mashkullorë të Gjirokastrës, kemi dërguar një helikopter.

Vatra më serize nga Veriut në Jug është e Kukësit. Në Markgegaj, edhe atje është nën kontroll. /albeu.com/