Pedagogia bën deklaratën e fortë: Jam kërcënuar nga Rama

Pedagogia Ilirjana Kuçana gjatë takimit me Lulzim Bashën në Durrës, ka denoncuar publikisht se është “kërcënuar nga Edi Rama dhe bandat e tij”.

“Unë jam pedagoge prej një dekade, po e bëj publike për herë të parë përse u jam bashkuar; jam kërcënuar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe bandat e tij kur kam ngritur zërin për studentët.

Kam dalë t’i bashkohem ndryshimit. Kolegët e mi kërkojnë ndryshim. Ndoshta për shkak të punës, për shkak të presioneve, nuk dalin në ekran ta thonë, por janë në krahun tuaj” tha Ilirjana Kuçana. /albeu.com/

Shtuar 4.04.2021 07:04