Pedagogët e universiteteve publike kanë paralajmëruar sërish protestë.
Në një deklaratë para Korpusti Universitar, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ftoi pedagogët dhe stafin akademik si dhe studentët në një tubim më 22 shkurt në po të njëjtin vend.
Kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi tha se baza e protestës janë kërkesat e peticionit të firmosur nga pedagogët.
“Kjo VKM sjell asgjësimin e themeleve mbi të cilat ngrihen universitetet publike dhe i kthen ata në pronë private, kjo do të sjellë mbylljen e universiteteve në rrethe që do të sjellë shpopullimin, përqendrimi i programeve në Tiranë është një tjetër shqetësim, përfaqësues të qeverisë apo të kuvendit secili prej kolegëve nënshkrues të peticionit e dimë që ekziston gjithmonë një zgjidhje për problemet. Nëse do të kishte një vullnet të mirë kërkesat do të ishin miratuar. Qëllimi është që studentët tanë të bëhen të suksesshëm në rrugët e jetës, qeveria mesa duket nuk i do studentët. Sindikata ka vendosur thirrjen e një proteste të mërkurën në orën 12:00 përpara korpusit në universiteti teknik dhe studentëve”, tha ai.