Deputetja e PDIU, Mesila Doda, pasi votoi pro për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ka folur për mediat, ku ka treguar arsyen se përse i dha ‘dritën’ jeshile.
Mesila Doda, u shpreh se të gjithë duhet ta mbështesnin këtë marrëveshje pasi Italia, është një shtet mik që na është gjendur pranë në momente të vështira.
“Ka patur një votim pro marrëveshjes. Është një vendim i GJK që i hap rrugën. Bëhet fjalë për një shtet mik që i është gjetur pranë Shqipërisë në momente të vështirë. Ne duhet të jemi përkrah tyre. Mos harrojmë se nuk bëhet fjalë të mbështesim individë, si Fredi Beleri, por një vend që mbështet një vend mik. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë që do të duhej të mbështetej nga të gjithë”, tha Mesila Doda.