PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Lushnjes

Dega e Partisë demokratike në Lushnjë ka propozuar Indrit Sefën si kandidat për kryetar bashkie.

Idnrit Sefa mban postin e sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD.

Sefa pritet të zyrtarizohet nga kreu i PD-së, ndërsa do të përballet me kandidaten e PS në Lushnje Eriselda Sefa dhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.

Prezantimi i Sefës për kandidat do të bëhet nga Saimir Korreshi që është njëkohësisht deputet i Lushnjes, por edhe kryetar i kësaj dege.

Sipas rregullit në PD, kandidati i propozuar nga baza do i nënshtrohet shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PD./albeu.com/


Shtuar 2.02.2022 18:00