Dega e Partisë demokratike në Lushnjë ka propozuar Indrit Sefën si kandidat për kryetar bashkie.
Idnrit Sefa mban postin e sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD.
Sefa pritet të zyrtarizohet nga kreu i PD-së, ndërsa do të përballet me kandidaten e PS në Lushnje Eriselda Sefa dhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.
Prezantimi i Sefës për kandidat do të bëhet nga Saimir Korreshi që është njëkohësisht deputet i Lushnjes, por edhe kryetar i kësaj dege.
Sipas rregullit në PD, kandidati i propozuar nga baza do i nënshtrohet shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PD./albeu.com/