PD publikon spotin e fushatës zgjedhore: Së bashku do të fitojmë! (VIDEO)

Edhe për Partinë Demokratike 25 marsi shënon me hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Fushata do të çelet sot në 17:30 në sheshin ‘Nënë Tereza’ ku kryefjala e të djathtëve  do të jetë fjalimi i kryedemokratit, Lulzim Basha, i cili do të bëjë një rezyme të asaj çka ka ndodhur përgjatë këtyre 8 viteve në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha ka publikuar edhe spotin e demokratëve. Krahas videos, ai shkruan: “Së bashku do të fitojmë!”

Pasditen e sotme Basha do të prezantojë dhe planin e tij për 4-vjeçarin në vijim, nëse vjen në pushtet ku po në të njëjtën orë nis dhe fushata elektorale e Partisë Socialiste.