PD prezanton kandidatin në Durrës, Grida Duma: Durrsakët jo vetëm kanë vuajtur nga kjo bashki, por edhe janë ofenduar

PD ka prezantuar kandidatin e Bashkisë së Durrësit Luan Hoti, për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Nënkryetarja e PD Grida Duma, në fjalën e saj tha se Partia Demokratike sot hap fushatën me mbështetjen e më të mirëve, ndërsa shtoi se durrsakët kanë vuajtur dhe janë ofenduar nga kjo bashki.

“Jemi bashkë me kolegë, me miq dhe ata që janë palca kurrizore dhe mbështetja më e madhe. Natyrshëm ka entuziazëm. Të gjithë bashkë do t’ japim Durrësit fitoren. Gjithçka nis me njerëzit. Tashmë ne e dimë që me njeriun e duhur bëhen gjërat e duhura. Ne e dimë që gjithçka nis nga njerëzit, kam krenarinë të them sot se PD ka trupën më dinjitoze të kandidatëve, më të papërlyer, më të paprekshme nga korrupsioni dhe kjo është fillimi i një arritje të madhe. Unë  e di që të gjithë keni vuajtur një bashki që jo vetëm nuk i ka shërbyer durrsakëve , por edhe  i ka ofenduar. Që u gjithë stafi i bashkisë, të jetë bandë, vandal, ajo kandidatja është një njeri që është marrë peng nga ai klani dhe i përgjigjet atij klani, por kjo nuk do të thotë që këta të marrin peng Durrësin. Patjetër kemi përballë një betejë të njerëzve non-grata që nuk hyjnë dot në institucionet e këtij vendi, dhe në do të tregojmë se më në fund do të kemi në krah njerëz të vlerave të vërteta. Sot kemi një çelës të madh në dorë, çelësin e të vërtetës”, tha Duma.

Në prenzantimin e kandidatit ka qenë dhe Agron Gjekmarkaj, i cili u shpreh se Durrësi nuk mund të jetë peng i akullores, referuar këtu ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

“Unë shoh se sot keni ardhur për kryetarin e ri të bashkisë së Durrësit. Shoh njerëz të mirë për njeriun e ndershëm. Nuk ka një qytet të dytë ku e shëmtuara dhe e bukura të rrinë krah për krah. Sot për këtë qytet flet Gjush akullorja. Ju ftoj sot të mbështesni kandidatin më të mirë që PD kishte për këtë qytet. Ju bëj thirrje të mos keni frikë, ata duhet të rebelohen përballë shëmtisë dhe grabitjes që i bëhet qytetit. Durrësi nuk mund të jetë peng i akullores, bëjani këtë nder Durrësit”, tha Gjekmarkaj./albeu.com

 


Shtuar 10.02.2022 18:04