PD përgënjeshtron përjashtimin e sekretarëve nga partia

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar përjashtimin e sekretarëve nga partia, që u shpërnda sot nga Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i Berishës.

“Fatkeqësisht, nga Syri.net vazhdon avazi i dëshpëruar i lajmeve të rreme. I vetmi që me gjuhën dhe aktet e tij po vepron kundër demokratëve është Sali Berisha. Kuvendi Kombëtar i #18 dhjetorit është kuvendi i bashkimit, ku demokratët zgjedhin të ardhmen”, thuhet në reagimin e PD./albeu.com

 


Shtuar 14.12.2021 22:30