PD: Njoftojmë simpatizantët që emrat e shpallur nga Sali Non-Grata nuk janë kandidatët tanë! (FOTO LAJM)

Partia Demokratike ka njoftuar demokratët, se emrat e shpallur si kandidatë për primaret, që më pas do të garojnë në Bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje, nuk janë kandidatë të PD.

Deklaratën e ka bërë vetë PD përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit, ka publikuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në primare dhe më pas do të jenë kandidatë për kryetarë bashkie në 6 bashkitë ku zhvillohen zgjedhje. Berisha ka premtuar rezultat spektakolar në zgjedhje.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.

Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non-gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, thuhet në njoftimin e PD./albeu.com/


Shtuar 30.01.2022 11:10